E gjen vajzën me të dashurin në pozicion të keq në makinë, babai i fut plumbin të dyve

Një baba shqiptar ka gjetur vajzën në makinë me të dashurin e saj dhe pa menduar ka qëlluar me armë ndaj dy të rinjve. Kjo ngjarje ka ndodhur në Kornwestheim, në rrethin e Ludwigsburg. Sipas prokurorit publik, vajza ishte qëlluar nga afër me plumb në fytyrë.

Plumbi i kishte kaluar nëpër faqe, por vajza kishte arritur të ikte kurse i dashuri i saj 28 vjeçar, edhe pse i qëlluar, ia kishte dalë ta mundte sulmuesin dhe të shpëtonte. Më pas babai i vajzës ka shkuar në polici dhe ka pranuar krimin, kurse në gjykatë ka thënë se ka pasur armë për vetëmbrojtje

Personi i kësaj vepre është një shqiptar nga Kosova, i cili dëshiroi që të ndëshkojë vajzën e tij për shkak të jetës imorale sipas tij dhe shkeljes së nderit të familjes.

Në ditën e parë të gjykimit, ajo dhe i dashuri i saj u paraqitën, së bashku me të akuzuarin. Pesë seanca gjyqësore janë parashikuar të mbahen me 15 dëshmitarë, si dhe një psikolog dhe një ekspert ligjor.