E gjen një kuletë me 8000 euro në tren, ja çfarë ka bërë gruaja

loading...


Një grua në Barcelonë është treguar shumë e mirë pasi që ajo ka gjetur një kuletë me 8000 euro dhe e ka kthyer atë tek pronari i saj.
‘Barcelona Metropolitan Transport’ ka lëshuar një deklaratë të detajuar në lidhje me incidentin duke falenderuar gruan që e ktheu menjëherë kuletën që kishte saktësisht 8,575 euro brenda tek zyrtarët dhe më pas ata i’a kthyen pronarit, përcjell lajmi.net
Ajo besohet se e kishte gjetur kuletën me para rreth orës 10 të mëngjesit dhe menjëherë e kishte dorëzuar atë tek zyrtarët.
Identiteti i saj nuk është bërë i ditur dhe ky ishte rasti i dytë brenda këtij muaji që në një transport publik kthehen shuma të mëdha të parave të gjetura.
‘Ky është një gjest shumë i mirë dhe një shembull për tu ndjekur” është shprehur njëri nga zyrtarët e stacionit lokal të trenit në Barcelonë duke e falenderuar gruan./lajmi.net
grr

loading...

loading...