E gatshme t’i kthehet Johnny-it

timthumb (1)

Katy Perry është e hapur ndaj idesë për t’u ribashkuar me ish të dashurin e saj John Mayer. Çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre në fillim të këtij muaji, pasi Mayer mendonte se Katy po e rrënonte reputacionin e karrierës së tij si këngëtar.

“Nuk ka dyshim se Katy dëshiron të rehatohet, por për momentin nuk dëshiron të angazhohet në një lidhje të re. Por ajo është e hapur që të pajtohet me John-in, nëse edhe ai është i interesuar për këtë”, ka thënë një mik i saj.

Por i këtij mendimi nuk është edhe John, i cili ka thënë se nuk është i gatshëm të rilidhet me ndonjërën nga ish të dashurat e tij, duke përfshirë Katy-n.