E fundit/ Lihet e lirë drejtoresha e Hipotekës në Sarandë, zbulohet arsyeja

Drejtoresha e Hipotekës së Sarandës lihet e lirë, disa orë pas arrestimit, kundrejt pagesës së një garancie.

Ana Shehu u arrestua në Borsh teksa ishte duke pushuar me vajzën e saj. Ajo pësoi një tronditje emocionale duke u shtruar menjëherë në spital. Ajo është akuzuar për shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale.

Lidhur me këtë situatë, gjykata sot ka dhënë masën arrest me burg për të, por drejtoresha është lënë e lirë kundrejt garancisë pasurore. Ditën e sotme, Shehu është paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë.

Ish-drejtoresha e shkarkuar gjatë fushates elektorale ka qenë e përfolur për korrupsion edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili në një status të tij e cilësonte si Ndrikulla e korrupsionit në Sarandë.

Deklarata e Adriana Shehut ne 3 qershor:

Pershendetje miq dhe dashamires ! Para pak castesh jam vene ne dijeni nga media per shkarkimin tim si Regjistruese e ZVRPP Sarande. Eshte e habitshme sesi nje tendence politike hedh poshte punen time disavjecare ne drejtimin e nje institucioni dikur gangren e sot kaq dashamires dhe ne sherbim te qytetareve.

Dalja ime publike ne krah te kandidatit per deputet perkon me dite pushimi konkretisht data 20 maj ora 10.30 dite e shtune “Dita Kombetare e Jetimeve ” dhe date 14 maj ora 11 dite e diel. Ne asnje nga keto aktivitete nuk kam dale kunder percaktimeve te Urdherit te Kryeministrit nr 65 date 12.05.2017. Duke ju falenderuar per suportin e vazhdueshem me mirenjohje Adriana Shehu !