E FUNDIT / “Do ju vras të gjithëve”, ky është kosovari që tmerroi Vlorën

loading...

loading...

Një shtetas kosovar është arrestuar në Vlorë pasi ka tentuar të marrë peng tre persona dhe i ka dhunuar ata.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Policinë Vlorë një ditë më parë në qytetin bregdetar ka arrestuar në flagrancë shtetasit Dijar Xhema, 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë, Kosovë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.

“Nisur nga veprimet e kryera, informacionet e dhëna nga qytetarë dhe reagimi në kohë rekord i strukturave të policisë u lokalizua dhe u neutralizua autori i dyshuar i këtyre akteve duke bërë kështu parandalimin e disa ngjarjeve të rënda kriminale me pasoja dhe impakt në publik.
Theksojmë se ky shtetas si gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë”.

loading...