E frikshme! Shqiptari me shokët në Tajlandë, shokohet kur hyn në dhomën e hotelit! (Video)


Të tilla lajme janë bërë tek mediat e huaja për raste në avion, lokal apo hotele, por kësaj radhe protagonist ka qenë një shqiptar dhe fatmirësisht gjithçka ka përfunduar mirë. Pamjet, të cilat kanë mbërritur pranë redaksisë së JOQ, tregojnë një gjarpër gjigant, i cili ka hyrë në hotelin në Tajlandë, ku po qëndronte shqiptari nga Berati së bashku me disa shokë dhe shoqe të tij nga Italia. Ka qenë roja ai që ka marrë guximin për të larguar gjarprin, i cili në fund të videos zhduket papritur duke bërë një zhurmë të madhe. Por, një guxim të madh ka patur edhe i riu nga Berati, i cili ka filmuar gjithçka dhe për më tepër kanë qëndruar në atë hotel edhe pse e dinin që gjarpri ishte vërdallë tyre, pasi nuk është vrarë, por është lënë të largohet. Video të tilla kanë bërë bujë në media të huaja, ku gjarpërinj gjigant kanë hyrë në lokalet e mbushur me njerëz dhe janë vrarë më nga rojet apo persona të tjerë.