E ekzekutuan në sy të djalit me tre plumba në kokë, zbardhet sherri i mjekut me atentatorin

loading...

loading...

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e djeshme në Shkodër, ku viktimë mbeti 40-vjeçari Ilir Alija. Autori i dyshuar Dritan Ymeri dhe Alija jetonin në një ndërtesë 3 katëshe ngjitur me njëri-tjetrin.

Alija ka qenë duke bërë disa punime në katin e tretë, por nuk ka gjetur dakordësinë me autorin e vrasjes. Po ashtu, mësohet se konflikti ka nisur që dje gjatë ditës. Më pas rreth orës 00:00 Dritan Ymeri ka prishur një pjese të punimeve që po bënte 40-vjeçari. Në këto momente Ilir Alija është zgjuar nga gjumi dhe ka dale jashtë për të biseduar.

Biseda mes tyre ka përfunduar me ofendime dhe në atë moment Dritan Ymeri ka qëlluar me tre plumba në kokë 40-vjeçarin. Vrasja e 40-vjeçarit është bërë në praninë e djalit të tij 15-vjecar dhe nënës se tij. Menjëherë në vendngjarje kanë ardhur forca të shumta policie.

FNSH nuk ka ndërhyrë brenda banesës derisa kanë ardhur forcat Renea. Këta të fundit për më shume se një orë kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe ndërtesën 3 katëshe, por autori nuk ka qenë brenda siç pretendohej sepse është larguar, menjëherë pasi ka kryer vrasjen. Autori kishte vetëm 3 muaj që ka ardhur nga Franca dhe jetonte me gjyshen e tij. Bëhet e ditur se që nga momenti kur ka ardhur ka patur debate me viktimën duke mos rënë dakord për shkak se ndodheshin ngjitur. Familjarët e viktimës ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike ndërsa po punohet për kapjen e autorit, shkruan BalkanWeb.

NJOFTIMI I POLICISE

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:

Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.

Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

loading...