E dhimbshme: Tifozi ndërron jetë në tribuna gjatë derbit mes Skënderbeut dhe Partizanit (FOTO)

Një tifoz ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit të ‘Skënderbeu’, nga ku po ndiqte ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Mësohet se i moshuar i cili ndodhej në tribunën B, ka pësuar infarkt, prej të cilit edhe ka ndërruar jetë.

Lajmi bëhet i ditur nga media shqiptare, ‘Shqiptarja.com’.

Pjesa e parë e derbit mes Skënderbeut dhe Partizanit ka përfunduar barazim 0-0.