E dhimbshme: Sofra e Bajramit me sallamë e bukë (Video)

Një familje 5 anëtarëshe nga Kumanova, jeton në kushte të renda ekonomike.Nëna Alise po ja shtron bukën dy fëmijëve të vet, Mesudit dhe Xhemiles.
Ajo thotë që për Bajram fëmijët do të hanë sallamë dhe bukë, pasi që vetëm ajo ka mbetur në frigoriferin e tyre.
Kjo familje disa herë ka tentuar për të shkuar në shtetet perendimore për të kërkuar azil. Me muaj qëndruan në një kamp në Belgjikë, me qëllim që të fitojnë nënshtetësinë dhe të kërkojnë shërim për djalin e tyre. Por në fund morën përgjigje negative dhe u kthyen në Kumanovë.
Mesudi 6 vjeç, qysh i vogël ankohet nga dhimbjet e shpeshta në këmbë, ndërsa prindërit në mungesë të mjeteve financiare nuk arrijnë ta dërgojnë në spital.
Ata pos për ndihmë në sigurimin e ushqimit e gjerave të tjera, më së shumti kanë nevoje për një kulm mbi kokë. Dëshira e nënës Asije është që të operohet djalit i saj. Ajo lutet për ndihmë, për të gjitha ata që kanë mundësi.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë

VIDEO