E dhimbshme: Mërgimtari vjen në Kosovë, por ardhja i kushtoj 20 mijë euro – Ja çka i ndodhi

Erdhi në Kosovë për t`i shijuar pushimet verore.

Mirëpo, kësaj radhe pushimet për bashkatdhetarin nga Zvicra nuk shkuan ashtu siç duhet.

Me anë të një letre të cilën e ka dërguar në adresë të gazetës, mërgimtarit ka treguar për aksidentin me veturë që e kishte pësuar.

Smajli ka thënë se mos anëtarësimi i Kosovës në “Kartonin e gjelbër”, e kishte detyruar që për aksidentin të paguaj 10 mijë franga në Zvicër.

“Kam një zhgënjim të madh me shtetin (vendlindja) me dëmin që po na bëhet me të ashtuquajtura sigurim kufitar, sigurisht nuk jam i vetëm ma merr mendja, por kësaj vere e pagova shtrenjtë.

Fillova pushimet verore, sikur çdo vjet me procedurë të njëjtë pagimi i sigurimit ose ma mirë të ishte quajtur Haraçin. Çdo gjë në rregull deri sa nuk më ndodhi një aksident me dëme materiale po pasi kisha sigurimin nga Zvicra Casco Complet për veturë nuk u brengosa aq shumë me të kthyer në Zvicër filluan problemet që sigurimi i Zvicrës nuk përgjigjet në asnjë mënyrë???” sepse Kosova nuk qenka pjesë e kartonit të gjelbër po të ndodhte në Shqipëri ose serbi nuk kish pas problem.

Krejt kjo kishte ndodhur për shkak të pagesës për sigurimin kufitar prej 20 eurove.

“Shkoi vetura, shkoi kthimi në Zvicër me aeroplan,për 20€ që po i fiton nga ne i ashtuquajturi Siguri kufitar!!!ju kisha lutë ta publikoni këtë qka më ka ndodhë, ndoshta do të vetëdisohen këta hajdut le ta ndërrojnë emrin ne po jua japim nga 20€ por të na lan të lire që të vlen sigurimi i jonë mua personalishtë këto 20€ që i pagova, i humba 10000 fr”, ka treguar mërgimtari