E dhimbshme/ I ‘forti’ lushnjar bën për spital nënën e tij

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:-Edmond K., 36 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases V.K, 58 vjeçe.

Gruaja, pas ngjarjes ka marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Policia bën me dije se, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”