E dhimbshme/ Flet De Biasi: Ja pse u largova nga Shqipëria

Gianni De Biasi për herë të parë ka sqaruar arsyet e largimit ngas drejtimi i kombëtares së Shqipërisë për mediat italiane.

“Pas Europianit mendoja se do të gjeja një jetë të re, por për fat të keq nuk ndodhi ashtu. Më la një shije të hidhur, këta njerëz janë pak të kënaqur dhe ky ishte një zhgënjim i madh. Në mënyrë të pandërgjegjshme ne humbëm një pjesë të tërbimit, dikush e ndjeu barkun plotë. Humbja në Luksemburg më ka zhgënjyer shumë, atë natë e mora vendimin”, u shpreh ish-trajneri i kombëtares sonë.

De Biasi foli dhe mbi të ardhmen e tij pas aventurës me kuqezinjtë tanë. “Nuk po kërkoj ndonjë pankinë në Seria A,dua të qëndroj jashtë, pasi dua të kem një dorë të lirë në përzgjedhjen e lojtarëve, nga pikëpamja njerëzore dhe teknike”, përfundoi italiani.