E dhimbeshme : Nga vapa e madhe, ngordhin lopët në Prizren

Merret vesh se personit që i kanë ngordhur lopët është kasap në Prizren, i cili tregton me lopë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Hazir Berisha ka thënë se qytetarët i kanë informuar Policinë e Kosovës dhe për raportin përfundimtar do të dihet pasi të bëhet ekzaminimi nga ana e Inspektoratit Komunal dhe veterinarëve.

“Sipas qytetarëve që e kanë informuar Policinë në Prizren thuhet se te tregu i kafshëve paska qenë një kamion me kafshë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë se çka është në pyetje. Ne nuk kemi më shumë mundësi të merremi me ato punë, po e kemi thirr inspektoratin komunal së bashku me veterinarët dhe ata do ta japin raportin përfundimtar”, ka thënë Berisha