E detyroi 2-vjeçarin të hante me zor, i mbushen mushkëritë me ushqim dhe vdes

femiuuu-620x330-530x300

Një baba mizor i cili vrau të birin 3-vjeçar, duke e detyruar të hante drithëra dhe makarona derisa ai u mbyt me ushqimin e tij, iu dha dënimi me burg për 9 vjet.
32-vjeçari, nga Londra veri-perëndimore, besohet se është personi i parë që ka qëndruar anonim për vrasjen e një fëmije.
Gjykata e Old Baileyt e dëgjoi rastin se si ai i kishte shkaktuar vuajtje të tepërta të voglit, stomaku dhe mushkëritë e të cilit ishin mbushur me ushqim ndërkohë që ai e mbante palëvizur.
Prokurori Simon Denison, tha se vogëlushi s’i kishte qejf drithërat, kishte frikë kur i ati ta ushqente dhe kishte filluar të qante kur i ati i kishte hapur gojën duke i mbajtur faqet dhe duke i futur ushqimin në gojë me zor.