E dashura vdiq në aksident me makinë, dënimi që ky djalë i bëri vetes të prek zemrën

28- vjeçari nga Melbourne, Sasho Ristovski, shoqërohej dhe dilte herë pas here me vajzën 16-vjeçare, Maddison Tilyard. Ata kishin rreth tre javë që frekuentoheshin rregullisht deri sa me makinën e saj të dy u përplasën me një pemë. Ngjarja ka ndodhur në 4korrik të vitit 2014 dhe si pasojë vajza ndërroi jetë.

Në momentin që ndodhi ngjarja, Sasho ishte i dehur pasi kishte konsumuar metanfetaminë kur humbi kontrollin e mjetit. Ai tashmë do të dënohet për veprimin e kryer, si pasojë e së cilit i mori jetën të dashurës. Djali është paraqitur në gjykatë i penduar për atë që ndodhi ndërsa kishte vizatuar në formë tatuazhi edhe fytyrën e vajzës. “Doja të kisha një kujtim të përjetshëm në trupin tim. Ishte faji im që një person vdiq. Kështu do ta kujtoj përherë”, – ka thënë Sasho.

Ai ka kërkuar të marrë një dënim më shumë sesa dënimi me burg për atë që ka bërë. “Nuk kam pësuar asnjë dëm fizik pas atij aksidenti. Dua të paguaj duke e parë vetën çdo ditë në pasqyrë”, – ka thënë ai para gjykatësve.

ndërsa kishin qenë në një festë dhe po ktheheshin bashkë në shtëpi, nën efektin e drogës ai i ka thënë 16-vjeçares: “Dua të të vras sot”. Të paktën këtë i ka shkruar vetë vajza në një mesazh mikeshave të saj. Ristovski ka thënë para gjykatës se sjellja e tij ka qenë e ndikuar tërësisht nga efekti i drogës që kishte konsumuar si dhe i alkoolit.