E dashura e Neymar, pushime në Greqi

Në një kohë kur Neymar ndodhet me pushime në Florianopolis para se ti bashkohet Barcelonës më 25 korrik, e dashura e tij, Bruna Marquezine, ndodhet me pushime në Greqi së bashku me disa miq të saj.

Bukuroshja braziliane ka vizituar ishullin e Santorini në fillim të javës që po lemë pas, ndërsa të enjtjen ka vizituar kryeqytetin Athinë dhe objektet e saj historike, siç ishte edhe Akropolis.

“Kalaja e Athinës ishte xhevahiri më i çmuar në botë”, shkruan në Instagram Bruna.