E çuditshme por e vërtetë, Sali Berisha pret në radhë (Foto)


Më herët gjatë ditës, ish-kryeministri Berisha njoftoi ndjekësit e tij në facebook për pjesëmarrjen në një konferencë mbi dialogun ndërfetar që mbahet në Lugano të Zvicrës.
I ftuar në cilësinë e anëtarit të Akademisë Europiane të Shkencave dhe Artit, Sali Berisha u nis nga Tirana pasdite, për t’u kapur “mat” në aeroportin e Malpensas në Milano, gjatë ndalesës së ndërrimit të avionëve.
Siç shihet dhe në fotot e siguruara nga lapsi.al, ish-kryeministri Berisha shfaqet në radhët e kontrollit të pasaportave krah udhëtarëve të tjerë.
Ai është “pushtuar” nga emigrantët shqiptarë të cilët rastisën në të njëjtin orar fluturimi.
E ndaluan, bënë fotografi dhe siç ndodh në këto raste, uruan për fluturim të mbarë!
Pritja në radhë si qytetarë e tjerë është diçka normale në një vend të zhvilluar perëndimor, por për Ballkanin edhe nj gjet si tillë përbën lajm.
s1

s2

s3

s4

s5

s6

s7