E bujshme/ Mediat amerikane zbulojnë se varri i Michael Jackson është bosh

Mbreti i muzikës “POP”, Michael Jackson u varros në varrezat e Fores Loan në Kaliforni.

Megjithatë prej kohësh kanë qarkulluar hipoteza që vënë në dyshim vdekjen e legjendës muzikore.

Së fundmi një portal amerikan ka shkruar me bindje se varri i Jackson është bosh dhe brenda tij nuk është trupi i tij.

Fill pas këtij lajmi kanë reaguar familjarët e këngëtarit duke u shprehur se trupi i tij është djegur dhe shpërndarë në fermën Neverland, kjo me kërkesën e Michael para vdekjes.

Gjithsesi gazetarët thonë se faktet nuk përputhen me këtë hipotezë të familjes, sepse trupi i këngëtarit është dërguar në varreza menjëherë pas ceremonisë mortore.

Janë prapë familjarët ata që thonë se djegien e kanë bërë pas disa muajsh dhe e kanë vendosur sërish arkivolin në varr.

Por, si mendojnë fansat pas këtyre deklaratave nga dy palët?!