E braktisi familja, 17-vjeçarja lindi fëmijën në mes të rrugës


Fillimisht ajo mbeti shtatzënë, por kjo nuk u kalua lehtë nga familja, e cila e braktisi duke e nxjerrë nga shtëpia.Me kalimin e kohës, kur erdhi momenti për të lindur foshnjën, vajza e re e bëri një gjë të tillë në mes të rrugës.Vajza lindi në anën e rrugës në Chandil, një qytet në shtetin e Jharkhand në Indinë lindore. Ajo thuhet se ka qenë më pak se 100 metra larg qendrës shëndetësore.Një video e publikuar në internet, tregon vajzën me fëmijën e saj në rrugë, ndërsa automjetet dhe motoçikletat kalojnë. I porsalinduri, kordoni i kërthizës së të cilit është akoma i paprerë, është fotografuar duke qarë, teksa mbështillej me fustanin e nënës.Jagran.com, uebfaqja e gazetës më të lexuar të Indisë, “Dainik Jagran”, raporton se asnjë mjek ose infermier nga qendra mjekësore aty pranë nuk erdhi në ndihmën e vajzës, pavarësisht se u njoftuan se çfarë kishte ndodhur në pragun e tyre.Banori lokal Om Prakash Sharma erdhi me vajzën me rrobat e saj të thara në gjak, raporton The Hindustan Times.
Shikoni videon me poshte

Video Link