E bija qan me nënën: “Të kam thyer zemrën!”

22-vjeçarja Sani Meta e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga jeta të babait dhe tashmë do që t’i kërkojë falje nënës së saj për sjelljen që ka bërë gjatë këtyre viteve. Këtë gjë ajo e ka bërë fillimisht nëpërmjet një letre:

“Nënës time!

E dashur mami, jam këtu sepse kisha nevojë të të thoja disa gjëra shumë të rëndësishme. Doja të të kërkoja falje për të gjitha herët që të kam ngritur zërin, për të gjitha shqetësimet që të kam sjellë. Në vend që të të mbështesja, unë jam treguar egoiste. Kam menduar vetëm për dhimbjen time, duke harruar dhimbjen tënde e cila është shumë më e madhe. Ti u bërë shtylla e shtëpisë dhe ne nuk na ka munguar kurrë asgjë prej teje, ndërkohë që për vete nuk ke bërë as vizitat e syve që të duhen. Dhe unë, si të kam shpërblyer? Duke të të thyer zemrën. Të kërkoj falje për të gjitha netët pa gjumë, për lotët që ke derdhur prej meje. E kam ndërgjegjen të rënduar dhe kam nevojë për faljen tëndë, që edhe unë të arrij të fal veten time.

Këto kanë qënë fjalët e vajzës, e cila kërkon të rikthejë në familje qetësinë dhe lidhjen e ngushtë që kanë pasur me njëri-tjetrin. Ajo i ka premtuar nënës së saj që do ta mbështesë për çdo gjë dhe nuk do ta shqetësojë më dhe nuk do ta fajësojë më për gjërat që kanë ndodhur./