E bën policin për spital, prokurori e liron, ishte i dehur

loading...

loading...
E rrahu policin, e bëri për spital, pasi ai më disa kolegë të tij kishin shkuar për t’ia konfiskuar veturën. Edhe pse polici ka pranuar tretman mjekësorë, dhunuesi është lënë në liri. Kjo falë gjendjes së tij të dehur.

Ngjaja ka ndodhur sot në mes natë, rreth orës 03 e 15 minuta në fshatin Prelz të Komunës së Ferizajt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi qe i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar zyrtarët policorë derisa ata ishin duke e konfiskuar veturën e tij. Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia e Kosovës.

loading...