E bardha, dominon veshjet e verës, garanton freski

Është ngjyra e verës, krijon menjëherë idenë e dritës, freskisë, elegancës dhe pastërtisë.
f.0723093946531_m

Ngjyra e bardhë triumfon mbi gjithë të tjerat, duke u përzgjedhur si ngjyra e stinës së nxehtë, që garanton qarkullimin e ajrit, butësi dhe mbi të gjitha mban larg të nxehtin. Veçse duhet treguar kujdes që materialet që veshim të jenë sa më të përshtatshme, si lino, pambuk etj.

Stilistët kanë krijuar një sërë veshjesh me këtë ngjyrë, e cila është lehtësisht e kombinueshme dhe e përshtatshme për çdo stil. Por ajo që rekomandohet është shmangia e veshjeve sintetike dhe të sfungjerta të cilat garantojnë vapë të madhe dhe djersitje.

Edhe veshjet intime rekomandohen të bardha, për shkak se pastrimi i tyre bëhet më mirë, duke u futur në lavatriçe me gradë maksimale./noa/telegrafi/