E ardhmja e mjekësisë/ Infermierja beratase hidhet mbi krevatin e pacientit …

loading...

loading...

Rilindja me sa duket ka shpërndarë “aromën” dhe “frymën” e saj në të gjitha zyrat e administratës, çka përfshin natyrisht edhe shëndetësinë.

Kështu, termi “shëndetësi falas” na vjen i ilustruar më së miri nga spitali i Beratit.

Një familjar i një pacienti të shtruar në këtë spital ka ngelur mjaft i habitur nga skena që i ka rastisur t’i shohin sytë.

Një infermiere në moshë të re, ishte ulur mbi krevatin e një pacienti dhe pa problemin më të vogël po tymoste një cigare në njërën dorë ndërsa me dorën tjetër po lundronte në internet nëpërmjet telefonit të saj celular.

Siç duket shëndetësia jo vetëm që “është falas” por të jep edhe si bonus thithje tymi cigareje për mushkëritë e të sëmurëve.

loading...