Dzeko – rezervë për Napolin

edin-dzeko-300x177

Është pothuajse i sigurt largimi i Edinson Cavanit nga skuadra italiane e Napolit. Për të zëvendësuar atë skuadra italiane ka hedhur sytë kah malazezi, Stevan Jovetic.

Jovetic është në plan të parë të Juventusit dhe Realit të Madridit, gjë që vështirëson kalimin e tij tek Napoli. Për këtë arsye skuadra italiane po rri gati për të transferuar boshnjakun Edin Dzeko. Ai pritet ti kushtoj Napolit 20 milionë euro. /SkuadraIme/