Dyfishohet kosto e pajisjes me patentë-shofer (Video)


Të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët nuk janë pajisur ende me patentë shofer, do të kenë çmimin për të kryer orët praktike dhe teorike për 128 euro më shumë se në të kaluarën.

Kjo u vendos nga anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, gjatë shqyrtimit të ligjit për patentë shofer.

Anëtari i këtij komisioni Raif Qela, ka thënë se janë përafruar që nga një projektligj me disa probleme teknike, kanë bërë një ligj i cili të jetë edhe profesionalisht i përgatitur.

Qela ka thënë se kanë vendosur që kandidatët të ndjekin 20 orë teorike dhe 15 praktike, raporton “Zëri”.
Që i bie se tash e tutje një qytetari të Kosovës pajisja me patentë shofer do ti kushtoj deri në 400 euro.

Më këtë propozim u pajtuan të gjithë anëtarët e Komisionit, të cilët hartuan Raportin me rekomandime të Projektligjit për patentë-shofer, i cili do të procedohet për lexim të dytë në Kuvend.

Deri më tani ky çmim për 16 orë ka qenë mesatarisht 160 euro, por në këtë shumë nuk hyjnë shpenzimet tjera siç është certifikata e mjekut që kushton 20 euro, certifikata e kryqit të kuq kushton 15 euro, tërheqja e dokumenteve nga auto-shkolla kushton 20 euro, testi teorik kushton 11 euro, ndërsa testi në vozitje kushton 26 euro.

Pra nëse i bëjmë një llogaritje, del se për të marrë patentë shoferin në Kosovë deri më tani ka kushtuar së paku 252 euro.

Kundër ndryshimeve në ligjin për patentë shofer ishin deklaruar edhe shoqatat e auto-shkollave në Kosovë. /ZËRI/
Z