Dy vajzat nga Tirana: Babai na ngacmon seksualisht, na futet në dush

loading...


Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e një rasti të pazakontë, ku një kryefamiljar është akuzuar për dhunë në familje dhe për ngacmim seksual të dy vajzave të tij.

I pandehuri B.P., 45 vjeç, është shpallur fajtor për akuzën e “ngacmimit seksual” dhe “dhunës në familje”, dhe është dënuar me 5 vjet burg. Ai ka përfituar uljen e një të tretës, për shkak se gjykimi është zhvilluar me kohë të shkurtuar. B.P. u kallëzua për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij.

Këtij kallëzimi i janë bashkuar edhe dëshmitë rrëqethëse të dy vajzave adoleshente të çiftit, sipas të cilave, babai ushtronte dhunë fizike e psikologjike në familje, dhe se i kishte ngacmuar seksualisht për muaj me radhë. Në vijim zbardhen detaje të historisë dramatike, referuar vendimit të gjykatës të shpallur më 25 prill në Gjykatën e Tiranës.

KALLËZIMI PËR DHUNË
Në një nga ditët e gushtit 2015, rreth orës 18:30, në Komisariatin e Policisë Nr.2 është paraqitur shtetasja A., banuese në Tiranë. Ajo ka kallë¬ zuar se bashkëshorti i saj, i pandehuri B.P., rreth orës 12:00 të një natë më parë e kishte goditur me pëllëmbë, si dhe e kishte kanosur për jetën dhe prej një kohë të gjatë familjarisht janë viktima të dhunës së tij. Me të pandehurin e dëmtuara ka lidhur martesë në vitin 1995, kohë kur dhe kanë emigruar në një nga shtetet fqinje. Para disa vitesh janë kthyer në Shqipëri dhe janë vendosur në Tiranë, ndërkohë që B.P. ka vazhduar të qëndrojë dhe punojë në emigracion. Gjatë kohës së jetesës jashtë vendit, ai i ka dhunuar vazhdimisht, gjë të cilën ka vazhduar ta bëjë dhe në qytetin e Tiranës. Më 30 dhjetor 2014, i pandehuri e ka goditur bashkëshorten e tij me grushte në prani të fëmijëve. Po ashtu, në një rast tjetër, në datën 20.01.2015, ai ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike duke iu shprehur “Do të të hedh nga kati i 10, do të të ther si kec, do të të heq kokën, familje langaraqësh”, dhe më pas ka kthyer televizorin, veprime të kryera në sy të fëmijëve të mitur.

FRIKA PËR MË TË KEQEN
Lidhur me ngjarjen e gushtit 2015, e dëmtuara, i pandehuri dhe tre fëmijët e tyre, dy prej të cilëve të mitur, kanë qenë në shtëpinë e vëllait të të pandehurit. Rreth orës 11:00, B.P. i ka thënë të merrte fëmijët dhe të iknin në shtëpi. Pasi kanë mbërritur në shtëpi, ai i ka thënë: “Mbaro punën që ke në dorë dhe do të vish në një vend me mua”. E ka pyetur se ku do ta çonte, por ai i ka thënë “E di unë se ku do të çoj, ti mbyll gojën bëj ç’të them unë!”. E ndier e frikësuar për vete dhe fëmijët, e ka pyetur disa herë se ku do ta çonte, por ai nuk i ka thënë gjë. Në moment ajo ka dalë me vrap nga shtëpia dhe është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.2, ku ka bërë kallëzimin penal.

NGACMIMI SEKSUAL
Në lidhje me ngjarjen, shtetasja M. deklaron se: Prej një kohe të gjatë bashkë me nënën dhe motrën e saj kërcënohen nga babai, ndërsa prej rreth 8¬9 muaj është ngacmuar seksualisht prej tij. Në një nga ditët e janarit 2015, rreth orës 16:00, kur ka qenë në shtëpi shtrirë në krevatin e dhomës së gjumit të prindërve vetëm me motrat dhe vëllain e vogël, babai i është afruar dhe ka filluar ta prekë në vende intime. Po ashtu, në një rast tjetër të po këtij muaji, kur kanë qenë të gjithë pjesëtarët e familjes dhe ajo ka qenë shtrirë në divanin e shtëpisë duke luajtur me telefonin e saj, pas mesnate babai ka dalë nga dhoma e tij e gjumit, i është afruar dhe i ka thënë “Shtyhu që të flemë bashkë”. Ajo i është përgjigjur “Ti ke vendin tënd për të fjetur me mamin, ndaj mos më bëj që të keqkuptohem”. Gjatë gjithë këtyre muajve, babai e ka dhunuar edhe fizikisht. Kështu, rreth muajit shkurt, në sallonin e ndenjes babai i ka bërtitur dhe më pas e ka qëlluar disa herë me pëllëmbë. Po ashtu, në raste të tjera kur ajo futej në dush për t’u larë, babai futej brenda dhe i thoshte “Nuk ka problem se jam babai yt dhe mund të të shoh”. Babai ushtron dhunë ndaj nënës dhe motrës së saj. Në shumë raste e ka parë të godasë nënën me pëllëmba, grushte dhe shkelma. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ndaj motrës së saj.

“BABI NA FUTEJ NË DUSH”
Ndërsa shtetasja X. deklaron se prej një kohe të gjatë së bashku me nënën dhe motrën e saj M. kërcënohen nga babai. Gjithashtu, prej disa kohësh, rreth 6 muaj, ndihet e ngacmuar seksualisht prej tij. Rreth muajit qershor kur ka qenë në shtëpi në sallon, babai i është afruar dhe ka filluar ta marrë me të mira dhe të bëjë shaka me të. Pastaj e ka prekur me dorë nga gjoksi. Në shtëpi është ndodhur mamaja, por nuk i ka thënë, pasi i vinte shumë turp. Kjo gjë ka ndodhur dhe rreth muajit janar 2015, kur ka qenë duke fjetur në sallon. Babai ka filluar ta prekë në zonat intime të trupit. Ai e ka ngacmuar dhe kur ka qenë në dush duke u larë. Ka tentuar të hapë derën e dushit, por ajo nuk e ka lënë. Babai e ka dhunuar shumë herë. Në një rast rreth muajit maj, ai i ka bërtitur dhe e ka gjuajtur me pëllëmbë. Babai ka ngacmuar gjithashtu me veprime të turpshme motrën M., e cila në disa raste i ka thënë se ai e kishte prekur në pjesët intime.

“MBROJTËM MAMIN”
Për ditën e ngjarjes, vajza ka rrëfyer se sapo ishin kthyer nga xhaxhai i saj dhe ajo ishte futur në dush. Ka dëgjuar prindërit të flisnin me zë të lartë dhe të grindeshin me njëri¬tjetrin. Ka dalë menjëherë jashtë dhe ka parë se motra M. kishte kapur babain dhe e pengonte të qëllonte mamanë. Në atë çast është futur midis tyre që ta qetësonte, ndërkohë që nëna dhe motra M. janë larguar nga shtëpia.

MESAZHET KËRCËNUESE
Sipas procesverbalit të këqyrjes së komunikimeve në “Facebook”, rezulton se i pandehuri B.P. i ka drejtuar familjarëve të tij SMS me përmbajtje kanosëse e fyese. Konkretisht në qershor 2015 i ka drejtuar bashkëshortes SMS me tekst “Do t’u shuaj të gjithëve si shpi!”, ndërsa vajzës SMS me tekst “Po të hodha në dorë, do të të mbys si atë kecin”. Mesazhe të kësaj natyre ai u ka drejtuar familjarëve të tij përgjatë gjithë periudhës kohore qershor¬korrik 2015. Sipas procesverbalit të transkriptimit të bisedave ambientale të regjistruara dhe dorëzuara nëpërmjet një CD-je nga e dëmtuara, rezulton se nga ana e të pandehurit nga njëra anë dhe familjarëve të tij nga ana tjetër, debatohet me tone të larta, fyese e kanosëse në lidhje me blerjen e një sendi, televizor, që përmbyllet me përplasjen dhe thyerjen në tokë të tij.

PËRGJIMI AMBIENTAL
Sipas procesverbalit të transkriptimit të bisedave ambientale të zhvilluara më 25.09.2015 ndërmjet bashkëshortes së të pandehurit dhe dy vajzave të tyre, bazuar në një vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë “Për lejimin e përgjimit”, nuk rezulton që në deklarimet e tyre për ngjarjen vajzat të jenë ndikuar nga ëma.

TRAUMA PSIKOLOGJIKE
Sipas vlerësimit psikosocial të psikologut pranë Prokurorisë, konkludohet për një situatë të vështirë sociale në familjen e të pandehurit, për shkak të ushtrimit të dhunës fizike nga ana e tij, si dhe shfaqjes prej tij të elementëve të çrregullimit epoisodik maniakal dhe shkaktimit të traumave psikologjike e gjendjes së panikut me sjelljet e tij te fëmijët dhe bashkëshortja.(panorama)
tiran

loading...

loading...