Dy tetovare të dehura sulmojnë Patrullat e Policisë

loading...

rsz_tetova-ne-vjeshte

loading...
Dy vajza nga Tetova, në gjendje të dehur, kanë sulmuar patrullat e policisë të cilët janë përpjekur ti qetësojnë vazjat të cilat kanë argumentuar se kush ka përparësi në trafik, njofton policia e Tetoves.

Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth mesnatës, derisa N.A.(23) nga fshati Xhepçisht ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, ku përpara i del një veturë tjetër “Golf 3” në të cilën kanë qenë 27 vjeçarja J.M. nga Saraqina dhe L.V.(34) nga Tetova.

Dy femrat, dukshëm të alkoholizuara, kanë filluar zënkë verbale me të, por shpejt kanë mbëritur dy policë. Atëherë J.M. ka sulmuar N.A. dhe pastaj njërin nga patrullat e policisë. L.V. u ështëk undërvënë policëve dhe i ka penguar të kryejnë punën e tyre.

Më pas janë arrestuar, janë mbajtur në Stacionin Policor dhe në mëngjes janë lëshuar. Policia po punon në zbardhjen e rastit me çka do të pasojnë kallzime adekuate.LajmeOnline

loading...