Dy të vdekur dhe shtatë të lënduar

Policia e Kosovës njofton se në dy aksidente që kanë ndodhur dje në Kosovë, kanë vdekur dy persona e janë plagosur shtatë të tjerë.

Një person (femër) ka humbur jetën dhe pesë te tjerë kanë marrë lëndime trupore në aksidentin ndodhur mbrëmë në fshatin Shkabaj të Prishtinës. Ndërsa në një aksident tjerët që ka ndodhur në Kllodernicë të Skenderajt një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Policia bënë të ditur se në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, mbrëmë rreth orës 21:00, ka ndodhur një aksident midis dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit një femër kosovare-shqiptare ka ndërruar jetë dhe pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit mashkull K-shqiptar është dërguar në mbajtje.

Në fshatin Kllodernicë të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture me targa vendore dhe një traktori.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një i mitur mashkull 6-vjeç, pasagjer që ishte në traktor, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.