Dy të rinj shqiptarë në Itali

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se dy të rinjtë kanë humbur jetën rreth 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregetare që çon në territorin turistik “Cinque terre”-
Në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo armë të ftohta.

Dy shqiptarët dyshohet se do grabisnin një banesë

Sipas hetimeve të para dy shqiptarët  kanë humbur jetën aksidentalisht pasi kanë tentuar të grabisin një banesë  pranë vendgjarjes.

Ka qënë një miku i tyre po shqiptar i cili ka dhënë alarmin e kërkimit të trupave të tyre në atë zonë pasi e dinte se dy të rinjtë do të kryenin një vjedhje banese në atë territor.

Sipas hetuesve të çështjes  Antonio Patrono e Federica Mariucci ky fakt është konfirmuar dhe nga sipërmarrësi ndërtues italian Antonino Sciacca, i cili ka deklaruar se natën e zhdukjes së dy të rinujve, dy persona kanë tentuar të grabisin vilën e tij mjaft pranë gurores së braktisur.

Pronarët e shtëpisë kanë dëgjuar zhurmë e sapo kanë ndezuar dritën kanë parë dy trupa të largohen me shpejtësi jashtë banesës.

Supozohet se dy të rinjtë shqiptarë për shkak të errësirës kanë kapërcyer gardhin e gurores duke menduar se do të hynin në një zonë pyjore.

Aksidentalisht ata kanë rënë nga një lartësi prej 40 metrash e për momentin kjo është pista e vetme mbi të cilën po heton policia italiane për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ne foto: Fabiol Kycyku, nje prej shqiptareve qe u gjet i vdekur

Ne foto: Familjare ne vendin e ngjarjes

Ne foto: Familjare ne vendin e ngjarjes

Ne foto: Familjare ne vendin e ngjarjes

Ne foto: Familjare ne vendin e ngjarjes