Dy sulme nga arinjtë vetëm në tre ditë, 73 vjeçari nga Kukësi humb njërin sy

Brenda 3-ditësh në Kukës janë shënuar dy sulme nga arinjtë. Bëhet fjalë për zonat e thella të Kukësit, ku dy persona janë ndeshur me arinjtë.

Pas rastit të djeshëm ku qytetari Fasli Karaxha kishte shpëtuar pa lëndime, rasti i fundi t është i një 73-vjeçari nga Kalisi i Kukësit, i cili është sulmuar nga ariu teksa po ujiste tokën.

Djali i 73-vjeçarit, Sulltan Bodini, ka rrëfyer ngjarjen për “Channel One” dhe ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse, pasi kafshët e egra po u rrezikojnë jetën.

I moshuari ka përfunduar në Spitalin e Traumës, ku mjekët thonë se si pasojë e sulmit, 73-vjeçari ka humbur njërin sy, ndërkohë që pasoja të rënda ka edhe në pjesën e kokës dhe fytyrës.