Dy shqiptarë të vrarë në Vushtrri

foto (3)

Pas orës 14.00, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në qendër të qytetit të Vushtrrisë janë vrarë dy persona, bëjnë të ditur burime të Lajme Online.

Lajme Online mëson se viktimat janë Xhabir Krasniqi dhe Bajram Gërbeshi dhe janë të moshës 40-45 vjeç.

Sipas burimeve të Lajme Online, mësohet se viktimat kishin pasur një mosmarrëveshje para dy muajsh, ku dhe ishin rrahur mes veti.

Lajme Online meson se disa anëtarë të familjes Gërbeshi janë prapa grilave për arsye se merren me fajde.

Motiv i kësaj vrasjeje të dyfishtë mësohet të jetë pikërisht dhënia e parave me fajde.

Rastin në fjalë e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti.

“Po kanë vdekur dy persona, rasti është raportuar pas orës 14.00. Ekipet po vazhdojnë punën e tyre në vendin e ngjarjes. Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen”, ka thënë Hoti për Lajme Online