Dy serbë vjedhin 320 mijë euro në bankë

Policia ka arrestuar në një mashkull dhe një femër, punonjës në një bankë në veri të Mitrovicës pasi që dyshohet se kanë vjedhur paratë e bankës ku punonin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se dy të arrestuarit të nacionalitetit serb në bashkëpunim edhe me disa persona tjerë, kanë depërtuar brenda bankës dhe me forcë kanë hapur kasafortën nga ku kanë vjedhur para në valuta të ndryshme në vlerë rreth 320 mijë euro dhe 1000 copë çeka të thatë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

30705300-30712100-640x350