Dy prostitutat flasin hapur: Për 10 minuta 30 euro, por bëjmë miliona kur fiton Milani dhe Interi

Për prostitucionin flitet shumë, por rrallë ndodh për personat që janë të përfshirë vërtetë në të të pranojnë që të japin detaje për punën e tyre të përditshme.

Këtë kanë pranuar ta bëjnë dy vajza rumune, Anna dhe Erika, të cilat veprojnë në Itali, dhe përballë përfaqësuesit të një organizate jo-fitimprurëse “Ala Milano” ato kanë rrëfye sesi është jeta e tyre si prostituta dhe sesa paguhen për shërbimet që bëjnë.

Prostitutat në vitin 2017 janë të huaja, ato janë midis 20 dhe 30 vjeç dhe duken identike: të lyera me make-up, por pa ekzagjerim, flokë të ngjyrosur etj.

Sipas të dhënave metropolitane mbi trafikimit dhe prostitucionit, në 2015 raportohet se vajzat që veprojnë rrugë Milano janë të paktën 1,854. Shumica e prostitutave vijnë nga Europa Lindore (1,175). Rumunet janë më të shumtat (695, 37% të totalit), pastaj nigerianet (511, 28%) dhe shqiptaret (350, 19%).

Harta e prostitucionit shpaloset midis rrugës unazore dhe rrugëve të larta të shpatit që të çojnë në periferi.

Ai më detyroi të prostituohem në shtëpi time,” ka thënë njëra prej vajzave për ish-të dashurin e saj.

Ndërsa Ana 32 vjeçe tregon se është e vetëdijshme për atë që bën.

“Familja ime ka nevojë për para, babai im ka vdekur, nëna ime është e sëmurë dhe pa punë, pa punë është edhe vëllai im, kështu që jam unë ajo që kujdesem për ta. Unë erdha këtu nga një miku im i cili tani është në Milano, do të qëndroj për disa muaj dhe pastaj do të kthehem në shtëpinë time. Për mua nuk ka rëndësi nëse jam në rrugë apo në hotel, por pranoj vetëm italianë. Shuma minimale është 30 euro për dhjetë minuta, pastaj 50 euro për njëzet, 100 euro për 1 orë në hotel. Dhe bëj vetëm seksit të mbrojtur” , shprehet për kronistin e “La giorno.it”.

E ndërsa Erika e cila është vetëm 20 vjeçe dhe që ka vetëm 1 vit që ka ardhur në Itali, thotë se e vetmja arsye për të cilën zgjodhi rrugën është standardi i saj i jetesës.

Mund të fitojmë një mijë euro çdo dy ditë. Bumi është kur Milan ose Inter fiton dhe njerëzit duan të festojnë. Unë do të qëndroj këtu për një vit tjetër, pastaj ndryshoj jetën time. Një prostitutë është pothuajse gjithmonë një zgjedhje e qartë, kjo nuk është e lehtë”.