Dy mise ndryshe

miset1

Dy mise ndryshe, ato që shkëlqyen në plazhet e Mauisë, në Hauai, këtë të hënë.

Mallory Hytes Hagan, e cila fitoi kurorën e Miss SHBA-së në 12 janar, e shoqëruar nga më e bukura e shtetit të Hauait për vitin 2013, Skyler Kamaka, ranë në sy për linjat e tyre, larg atyre që jemi mësuar të shohim midis bukurosheve të zgjedhura nga konkurse të tilla mëdha.

Përtej hireve të tyre, zonjushat Hagan dhe Kamaka shfaqën një trup të bëshëm dhe linja të mbushura.Vajzat, të shndërruara në mikesha të mira gjatë pjesëmarrjes së tyre të përbashkët në konkursin e bukurisë, duket se mund të jenë të parat që të iniciojnë një transformim në botën e pasarelave, ku modelet ose miset janë kritikuar shpesh herë për pamjen e tyre, në shumë raste, thuajse anoreksike.miset2 miset3 miset4 miset5 miset1203