Dy kushtet e koalicionit për Vetëvendosjen

Blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma nuk i kanë pranuar dy kushtet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë dhe privatizimin.

Burime nga tavolina e bisedimeve te këto parti politike kanë bërë me dije se pas konsultimeve edhe me faktorin ndërkombëtar, Vetëvendosjes i është bërë me dije se duhet të heq dorë nga pretendimi për udhëheqjen e dialogut me Serbinë dhe rishikimin e marrëveshjeve si dhe duhet të zbrapset nga kërkesa për stopimin e privatizimit dhe rishikimin e tërësishëm të tij.

Nëse këto kushte i pranon Vetëvendosje, atëherë blloku i treshes LDK, AAK dhe Nisma do të jetë në gjendje të nënshkruaj marrëveshje të koalicionit qeverisës edhe me Vetëvendosjen kanë thënë këto burime./Tribuna/