Dy herë brenda sezonit, në majë të Malit Everestit

Alpinistja nga Nepali, Chhurim Sherpa u bë gruaja e parë që për një sezon ngjitet dy herë në këtë lartësi prej 8 850 metrash, duke shënuar rekord në librin “Guinnes World Records”.

29-vjeçarja arriti majën 8 848 metra të lartë më 12 maj të vitit të kaluar, përpara se të kthehej dhe ta përsëriste përsëri ngjitjen një javë më vonë.

“Jam shumë e lumtur. Pata vendosur që rekordi të fitohej nga një banore e Nepalit dhe jam krenare që ky person jam unë”, deklaroi alpinistja nga Nepali, transmeton Albinfo.

Në vitin 1993 një shtetase nga Nepali humbi jetën duke zbritur nga maja e Everestit.