Dy gabime amatoreske për dy sekonda! (Video)


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet El Salvadorit dhe Haitit, në Kupën e Artë. Portieri i Haitit, Frandy Montrevil, bëri gabim fatal pasi doli nga porta, duke e huqur topin të tërin, në minutën e 17-të.
Me këtë rast, ai e la të vetëm me portën futbollistin kundërshtar ‘Fito’ Zelaya, i cili e bëri një gafë edhe më të rëndë, duke e qëlluar vetëm shtyllën, edhe pse e kishte golin e thatë. Pra, dy gabime amatoreske për dy sekonda. /LajmeOnline/