Dy fjalë për Mërgimtarët tanë – Pse nuk po i duam ata?

loading...

loading...

Nuk janë ausllandera, shaca…, as gjerman, as francez, as italian, as austriak, as anglez, as amerikan, e as…, as…, as…, por janë kosovarë (shqiptarë), derisa vijnë në Kosovë në familjet e tyre shqiptare, për të cilat i djegë malli gjatë tërë vitit.

Ata janë shqiptarë, janë kosovarë, janë sikurse unë dhe ti, ata kanë një nanë e një babë që ti ose unë ata i kemi vëlla, motër, axhë, tezë, hallë, nip…, ose ku ta dijmë, pra janë gjakë shqiptari.

Ata rrijnë atje që unë dhe ti të jetojmë këtu me luks, të ndërtojmë shtëpia luksoze, të blejmë banesa, vetura e vila nga më të ndryshmet, pikërisht në krah të tyre, sepse me një rrogë prej 300 ose 400 euro sa është në Kosovë, nuk do të ishim në gjendje që ta ndërtonim as një dhomë banimi 4×4 metra katrorë.

Pse duhet me i ofendu. A nuk po kënaqi kur po vijnë ata e që po gjallërohet ky vend, po mbushen restaurantet, vendet e bukura, butiqet, rrugët, kafiteritë me ta?

Ata po i japin pamje tjetër këtij vendi, po i japin shkëlqim dhe hare. Vetëm krahasojeni fillimin e shtatorit me javët e korrikut dhe gushtit, cili do të ishte dallimi, sikurse dita me natë.

Mos i nënqmoni, ata kanë plotë e plotë vende tjera në të cilat do të mund ta bënin luksin shumë më mirë se në Kosovë, po me ato pare të cilat i shpenzojnë këtu.

Prej kur ne u bëm më të fortë se ata? Qysh po mendoni me 300 euro rrog, jemi më të fort ekonomikisht dhe nuk jemi të varur nga ta? Absolutisht gabim jemi nëse mëndojmë kështu.

Ata nuk janë nga qefi në gurbet, kanë shkuar nga zori, e padëshira se po ti kishin kushtet e mira do të jetonin këtu, këtu ku unë dhe ti jetojmë çdo ditë pa asnjë mall, e pa asnjë gajle.

Ata atje punojnë që ne të jetojmë këtu, të punojmë e të vazhdojmë tutje. Falë tyre sot janë dhjetra-mijëra studentë që kanë diplomuar, por që fati dhe shteti nuk i ka krijuar hapësirë për punë.

Falë tyre sot janë mijëra biznese të hapura që punojnë qindra-mijëra punëtorë. E pse të mos i duam, ata të cilët për përveç që ‘digjën’ nga tempertaruat e larta, ‘digjën’ edhe nga malli për ne dhe atdhe?

loading...