Dy femra me hixhab sulmuan stacionin policor në Turqi (Video)

kkk

Të enjten në mëngjes është sulmuar një stacion policie në periferi të Stambollit, ku janë përdorur armë zjarri dhe granata.
Për fat të mirë, siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, nuk ka viktima.

Dy femra, që kanë marrë pjesë në sulmin në rrethinën e Bayrampasa, janë bllokuar në një ndërtesë aty pranë, pas përpjekjes së arratisjes, sipas mediave turke.

Ato më herët hodhën granata dore tek porta e stacionit policor, dhe pastaj hapën zjarr me armë të vogla, transmeton Telegrafi.

Pasi forcat e sigurisë janë përgjigjur me zjarr, të dy sulmueset janë plagosur.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por kohët e fundit në Stamboll ndodhin sulme, përgjegjësia e të cilave është marrë kryesisth nga kryengritësit kurd ose anëtarët e grupit të armatosur të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant.