Dy fëmijët e një familje shqiptare humbin jetën tragjikisht në Austri

lajme-vetur_507524771

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen shqiptare nga Gjermania, e cila po udhëtonte nëpër Austri për pushime drejt Kosovës.

Si pasojë e një aksidenti të trafikut, vajza 9 vjeçe dhe djali 20-vjeçar kanë mbetur të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa prindërit me lëndime janë transportuar në spital.

Ngjarja kishte ndodhur kur një shofer në gjendje të dehur që po voziste në anën e kundërt të autostradës afër qytetit Linz ka goditur makinën e familjes katër anëtarëshe.

“Një burrë 54 vjeçar krejtësisht i dehur, pasi kishte ndaluar në një vendpushim, kishte hyrë në autostradë nga ana e gabuar”, shkruan Passaer Neue Presse.