Dy duar të transplantuara për jetë të re

f1_06-lindsay-balline-ne-kuriozitete1357508154

Lindsey Ess Es (29-vjeçare) nga Teksasi, e cila ka humbur duart dhe këmbët pas një infektimi të shkaktuar nga sëmundja e Kronos, vitin e kaluar me sukses i janë transplantuar të dy duart dhe falë kësaj ajo sot mund t’i kryejë të gjitha to punë të rëndomta që me vite nuk ka mundur t’i bëjë. Mjekët ishin të detyruar t’ia amputojnë duart dhe këmbët pasi shkaku i mbylljes së zorrës së hollë fitoi sepsën, kurse ekstremitetet e saj u shndërruan në inde të vdekura, raporton ABCNews.

Studentja e diplomuar e akademisë së modës u detyrua të mësojë t’i lajë dhëmbët, të vë grimin dhe të pijë nga gota, pasi nuk i kishte dy duart deri në bërryl. Madje ajo mësoi të shkruajë edhe SMS. Dikur u pajis edhe me proteza, por ato ishin të rënda për të sepse ishin të dizajnuara për meshkuj.

“Isha pajtuar me faktin se nuk kam këmbë, por jo edhe duar”, thotë Lindsey, e cila gjatë disa viteve ushtroi intensivisht për tu kualifikuar për transplantim

Sapo u gjetën duar përkatëse, ajo iu nënshtrua operimit që zgjati 12 orë. Secilën do të e transplantoi nga një tim i kirurgëve. Ngjyra e lëkurës së dorës së transplantuar nuk ishte krejtësisht si ngjyra e duarve të saj mbi bërryla dhe Lindsey e kishte vështirë të adaptohej me mendimin e ato i takonin dikujt tjetër.

“Gjatë disa ditëve të para i shmangesha shikimit të tyre”, thotë ajo.

Katër muaj pas operimit, në janar të vitit 2012, Lindsey i impresionoi mjekët me përparimin që kishte bërë. Muskujt e saj reagonin mirë dhe me duart e reja ajo mund të ngrinte edhe gjësende të vogla. Megjithëkëtë, ekzistonte droja që organizimi nuk do t’i pranojë organet e transplantuara. Në rastin e Lindsey, ngjizja bëhej asisoj që nervat e saj lëshonin rrënjë në muskujt e duarve të donatorit.

“Nevojiten muaj që nervat të lëshojnë rrënjë në muskuj, madje edhe një vit i plotë…nëse nuk ndodh kështu ajo pjesë e trupit nuk mund të mbijetojë dhe sërish duhet amputuar” tha dr. Levin, i cili nuk beson se kjo gjë do t’i ndodhë Lindseyt.

Ajo, ndërkaq, thotë se pas gjithë kësaj që ka kaluar, ka mësuar një leksion të rëndësishëm.

“Njerëzit e kthenin kokën pas meje në rrugë sepse isha e bukur, ndërsa tash e kthejnë kokën për arsye se jam në karrocë invalidësh. Dikur edhe unë i kam kushtuar tepër vëmendje dukjes. Por, tashti e kuptoj që kjo fare nuk është me rëndësi. Çka ka lidhje se çfarë e kam frizurën? Pse do të duhej të jetë esenciale se çka kam veshur?”, thotë Lindsey.