Dy amerikanë përfshirë një 8-vjeçare vriten në sulmin e parë ushtarak të Donald Trump-it (Video)

loading...

loading...

Dy amerikanë janë vrarë në sulmin e parë ushtarakë kundër terrorizmit të presidentit Donald Trump në tokën e huaj – një vajzë tetëvjeçare babai i së cilës ishte lider i al-Qaedas, dhe një marins amerikan i përfshirë në këtë mision. Nawar al-Awlaki, po ashtu e njohur si Nora, ishte në mesin e jo ushtarakëve të vrarë bashkë me disa gra të tjera – në sulmin ushtarak të së dielës ndaj një kampi të al-Qaedas në Jemen, Ajo ishe e bija e Anwar al-Awlaki, i cili mbante nënshtetësi të dyfishtë të SHBA-së dhe Jemenit, dhe ishte amerikani i parë që u vra në një sulm amerikan me dron. Qytetari tjetër amerikan i vrarë në këtë sulm ishte oficeri William Ryan Owens, 36-vjeçar, i cili humbi jetën gjatë një beteje të armatosur.