Dukuni më e re vetëm me këtë maskë natyrale 5 minutëshe

Çdo grua dëshiron të ketë një lëkurë të butë dhe një pamje rinore. Ndërsa kujdesemi për ju dhe pamjen tuaj, do t’ju paraqesim një maskë natyrale, që do ta bëjë lëkurën tuaj të duket e shkëlqyer dhe do të fshehë vitet që keni.

Është e lehtë për t’u përgatitur dhe e përballueshme për të gjithë.

Përbërësit:
1/2 lugë çaji lëng limoni
1 e bardhë veze

Udhëzimet e përgatitjes dhe përdorimit:
Së pari, rrihni të bardhën e vezës në një tas të vogël derisa të bëni një lloj shkume e qëndrueshme. Më pas hidhni lëngun e limonit. Përziejini sërish. Pastroni fillimisht fytyrën dhe qafën. Lani duart para se të aplikoni maskën.

Më pas aplikojeni me gishta në fytyrë dhe qafë, me lëvizje rrethore. Lëreni të veprojë për 5-10 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Përfundojeni trajtimin me një krem hidratues. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në javë. Ju do të keni një lëkurë të përsosur në vetëm pak kohë.