“Duhet të trafikoj veten për të shkuar në Angli”, i riu tregon se si funksionojnë bandat shqiptare

Gazeta britanike “Sunday People” ka shkruar një artikull për mënyrën se si mafia shqiptare trafikon emigrantët në Britaninë e Madhe.

Në këtë artikull shkruhet se gangsterët shqiptarë marrin mbi 2500 paund për person dhe po ia dalin që të trafikojnë ata që janë të dëshpëruar për një jetë të re, përfshirë refugjatë nga Ballkani, Iraku, Afganistani e Siria. Ata përdorin tragete për të transportuar këta emigrantë nga Bilbao.

Gazeta britanike thotë se policia në qytetin verior të Spanjës po has vështirësi në menaxhimin e emigrantëve të shumtë që kanë zbarkuar përgjatë 3 muajve të fundit.

Të gënjyer me premtimin për punë të jashtëligjshme në Londër, në lavazhe apo ndërtim, ata janë të pavetëdijshëm që do të përfundojnë në mëshirën e bandave.

Doja të shkoja në Angli në mënyrë të ligjshme, por është e pamundur. Tani më duhet të shkoj ilegalisht. E di që ka njerëz të cilët mund t’i paguash, por unë nuk kam para. Më duhet ta provoj që të shkoj atje pa para, duke trafikuar veten“,- ka rrëfyer Ismaili një 29-vjeçar shqiptar.