Duhet të paguash 100 $ për t’i dërguar mesazh Mark Zuckerberg-ut në Facebook?

Mark-Zuckerberg-paid-message-640x320

Nëse dëshironi t’i shkruani mesazh themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, rrjeti social ka mundësi të ju ofrojë mundësinë që mesazhi juaj të shkojë direkt në “Inbox” – për një shumë prej 100 dollarësh.

Në testet që ueb-faqja “Mashable” ka bërë nga disa llogari të Facebook, si duket ky opsion u ofrohet atyre personave që nuk e kanë “mik” Zakun. Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kështu.

Më herët është raportuar se Facebook ka mundësi t’i detyrojë përdoruesit të paguajnë nga 1 dollarnëse dëshirojnë që mesazhet e tyre dërguar miqve të shkojnë direkt në “Inbox”, e jo në “Other”. Kompania, aso kohe, pati lajmëruar se do të eksperimentojë me çmime tjera, andaj është e mundshme që tani jemi duke i parë frytet e kësaj ideje.

Edhe gjatë muajit dhjetor, pati raportime nga përdoruesit se Facebook po i obligon ata të paguajnë 100 dollarë për të dërguar mesazhe tek persona të caktuar, por kjo është hera e parë që doli në shesh.

Follderi “Other” në Facebook është hapësirë e porosive që vijnë nga persona që zakonisht nuk janë në mesin e listës së miqve tuaj, sikurse edhe oferta për punë e të ngjashme, që Facebook i konsideron si “spam”. Deri vonë, ky follder nuk është vënë re fare nga përdoruesit, gjë e cila ka nxitur shumë kritika në drejtim të rrjetit social.

Një zëdhënës i Facebook pati deklaruar: “Po i testojmë disa çmime ekstreme për të parë nëse do të funksionojë për të filtruar porositë “spam””.