Duhani pihet në Qeveri të Kosovës!

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk e respektojnë ligjin për kontrollin e duhanit, duke pirë duhan nëpër zyrat e këtij institucioni.
Ligji për kontrollin e duhanit, i cili ka 5 muaj që ha hyrë në fuqi, po zbatohet pjesërisht në Kosovë.

Neni 11 i këtij ligji, ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike, hapësira të punës etj. Mirëpo si duket me këtë ligj nuk janë të njoftuar të gjithë zyrtarët e institucioneve publike, apo edhe nisen nga parimi “rregullat janë për t’u thyer”.

Standardi ka arritur të xhirojë një nga zyrtarët që supozohet të jetë nga Ministria e Drejtësisë. Ky zyrtarë që ndodhet në ndërtesën e ish-Rilindjes, nuk ka marrë mundin që të kaloj disa kate për të tymosur një cigare në hapësirat e hapura.

Mjaftueshëm për të respektuar parimin e ligjit “Mjediset pa tym duhani”, ka qenë hapja e dritares!

Faji për mos respektim të këtij ligji nuk mund të i shkoj i gjithi inspektorëve, meqë më së paku mund të ju shkoj në mendje që institucionet qeveritare nuk e respektojnë ligjin.

Sipas Ligjit në fuqi, institucioni të cilit i takon ky zyrtar duhet të gjobitet me 3000 euro, personi përgjegjës për hapësirat 500 euro, kurse zyrtari në fjalë me 50 euro. Se a do të gjobiten sipas ligjit në fuqi, kjo pritet të shihet./LajmeOnline/

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.