Duda: Unë dhe Vali Corleone e ngritëm Getin në skenë


Reperi i cili gjithmonë është cilësuar si problematik, Duda, në emisionin n’Kosovë ka folur edhe për disa reperë të cilët në njëfar mënyre i ka kritikuar.
I pyetur se si i ka punët me reperët e tjerë, konkretisht me Getin, ai me injorancë ka thënë se e cilëson si të tepërt në këtë botë dhe se nuk ka asnjë kontakt me të, ani pse bashkë me Valin e kanë ngitur në skenë për herë të parë, transmeton lajmi.net.
“Me atë s’kam kurfar kontakti, as skam pas kurrë. Edhe pse në skenë e kena qit na, në Gilan për herë të parë para publikut, unë dhe Vali. Vali Corleone u kon reper në atë kohë”, ka thënë Duda.
Se përse e ka këtë mendim ‘negativ’ për Getin, reperin i cili aktualisht po qëndron të jetë shumë i dashur për publikun, ai është përgjigjur:
“Tipat si aj qe ja majn vetes nalt, qe majn kanun qe njihen vetjak une apsolutikisht si njoh”.
Duda gjithashtu ka folur edhe për Unikatilin të cilin e ka cilësuar si patriot të tepërt.
“Unikatili është patriot i tepërt. Duhet me ardh ma ngat venit dhe me bo poter. Është reper i mirë faktikisht në repin e vet por në faktet reale nuk osht kërka hiq”.
Untitled