Duda dhe Noizy lansojnë videoklipin “Skuadra Jonë”

loading...

f.0705015610773_m

loading...
Dy reperët e njohur për bashkëpunimet e tyre dhe vëllazërinë që kanë mes labelave, Noizy (OTR) dhe Duda (GG Army), kanë publikuar këngën e tyre të re me videoklip “Skuadra Jonë”, njofton Telegrafi.
Ky projekt e shënon rikshimin e Dudës në skenën e hip hopit shqiptar, pasi më parë ai erdhi me bashkëpunimin “Cunat Thojnë” bashkë me Noizyn, por jo me videoklip.

Kënga është punuar nga A Boom dhe OverLord, të dy producentë dhe reperë të labelave OTR dhe GG.

Noizy në këtë projekt shfaqet në nivel të lartë në refren, kurse vargjet e repturës i takojnë Dudës, i cili shihet më i uritur se kurrë pas mungesës së gjatë.

Videoklipin jashtëzakonisht kualitativ e ka punuar Video Art, produksioni nga Gjilani nga ku dhe vjen reperi Duda.

loading...