Dubai, zjarr në një prej ndërtesave më të larta në botë, mijëra të evakuuar

Passport


Një prej ndërtesave më të larta në botë, qiellgërvishtësi i quajtur “Pishtari” në Dubai është përfshirë nga zjarri.

Foto të ndërtesës së përfshirë nga flakët Erërat e forta kanë ndihmuar përhapjen e flakëve thuajse në të gjitha katet e ndërtesës 336 metra të lartë.

Shkaqet e rënies së zjarrit, i cili ka nisur në katin e 50-të të ndërtesës 79-katëshe, janë ende të paqarta.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mijëra njerëz janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa deri tani nuk ka pasur raportime për viktima

“Gati prej 1 orë e gjysmë zjarri ka përfshirë thuajse 60 kate të kësaj ndërtese. Dëmtimi në katet e jashtme është i dukshëm”, ka thënë një dëshmitar okular për BBC.

Sipas dëshmitarëve alarmi i rënies së zjarrit është dhënë rreth orës lokale 02:05. “Javën e fundit janë dhënë tre alarme për rënie zjarri dhe kanë rezultuar të rremë. Edhe këtë herë ne menduam se ishte një alarm i rremë, por më pas unë ndjeva tym”, ka thënë një banor që jetonte në katin e 59-të të ndërtesës. “Më pas zbritëm menjëherë bashkë me bashkëshorten”.

Qiellgërvishtësi 79-katësh u hap në vitin 2011.

Tre vite më parë një ndërtesë 39-katëshe në Dubai u përfshi nga flakët. Fatmirësisht atëherë nuk u lëndua asnjë person. Megjithatë qindra banorë kanë mbetur pa strehë, pas flakë të cilat policia tha se ishte shkaktuar nga një bisht cigareje.

Kliko këtu për të parë video nga djegia e ndërtesës.

/ Top Channel