“Dua të zmadhoj çik fare gjoksin”, 18-vjeçarja i sos durimin doktorit: Do t’ju thyej brinjët po më erdhët …

Kirgurgu Skerdi Faria, i njohur ndryshe si doktori i VIP-ave, ka postuar në profilin e tij në Instagram një bisedë të një 18-vjeçareje e cila i kërkon që të zmadhojë gjoksin. I irrituar, ai i është kundërvënë menjëherë duke i thënë se “ju sikur bëni gara me njëra-tjetrën”.

O ju goca të vogla e tekanjoze!!! Nuk bëhen operacionet estetike thjesht se janë në modë. Po më erdhët në klinikë kot më kot do t’ju thyej brinjët me këmbën e karriges!!! E kam sinqerisht, mos e ekzagjeroni”, shkruan ai bashkëngjitur bisedës së postuar.